DEV Community

Cover image for Rrogat në IT (Programim)
Flamur Mavraj
Flamur Mavraj

Posted on

Rrogat në IT (Programim)

Po flasim pak për rroga! Një temë goxha e nxeht, por dhe shumë aktuale në një treg të eger të IT’s, më saktesisht në programim.

Keto definime (sic i kam cekur më posht) bazohen pjeserisht në praktikat e kompanis që udheheq dhe janë pik reference.

Mbi gjitha unë besoj që cdo kompani duhet të këtë një politik të drejt dhe që çdo puntor duhet të marr një rroge që e meriton dhe të ndihet i shperblyer për punën që bënë.

Gjithashtu një kompani, përpos rroges, duhet të punoj me punëtoret dhe të jap hapsirë që punëtoret të ngriten/zhvillohen dhe në menyr profesionale.

Personalisht, kur diskutoj për rrogë me dikend, gjithmonë bazohem në keto pika:

  • Njohurit aktuale të fushes/pozites
  • Mentaliteti dhe kultura e punës
  • Potenciali

Kurse titulli dhe shkollimi për mua asnjëher nuk kan qen si kerkese/kriter. Me duhet të cek që studentet nga FIEK dhe UBT veçohen në fushen tonë. 🙌

Junior Developer 📖

Një person që vetem sa ka filluar karrieren e tij, si zakonisht ka përfunduar shkollen formale (ose i vet mesuar) dhe ka përfunduar punen praktike.

Rroga fillestare për nje Junior, të sapo punësuar, duhet të filloj nga 400 deri ne 750 EUR. Kurse periudha kohore sillet mes 0-3 vjet punë të rregullt.

Intermediate Developer 🔨

Një developer që me disa orientime/udhezime të vogla kryn pune të medha. Përndryshe developerat e tillë mund të quhen edhe klasa punetore e një kompanie.

Rroga fillestare për një developer mesatar fillon nga 700 deri ne 1100 EUR, dhe periudha kohore është 2 - 5 vjet punë të rregullt.

Senior Developer 🚀

Developerat e mirë kushtojn, një developer i mirë, senior, është dikush që ka njohuri të mira programimi dhe aftesi për ti kanalizuar ato tek pjesa tjeter e ekipit. Rroga fillestare per nje Senior Developer është 1100+ EUR, kurse periudha kohore sillet mbi 4 vite prevoj pune të rregullt.

Për fund …

Ndoshta nuk je i pajtimit me kete qe thash, dhe është në rregull. Më shumë deshirë pranoj mendimin tënd në këtë aspekt në qoft se deshiron ta ndash me mua dhe të tjeret ketu?!

Me duhet të potencoj dhe një her që keto standarde (definime) jan pika referuese sepse çdo person është unik dhe rroga definohet duke u bazuar në aftesite dhe virtytet që ka ai/ajo.

Në fund të dites, është tregu që e definon rrogen (supply vs demand)!

Discussion (0)